Studio — Inox Creative House
01 — Si bëhet një pjesë
N° 01
Një bisedë dhe një vizatim
Nisim nga vizatimet apo referencat tuaja.
N° 02
Prerje, palosje dhe përfundim
Pasi të dakordësohet vizatimi, Inoxi pritet, formohet dhe bashkohet. Sipërfaqja satinohet, furçohet ose lëmohet sipas karakterit të zgjedhur.
N° 03
Instalimi
Përmasat dhe qasja kontrollohen para instalimit. Hapi i fundit është ta shohim objektin në dhomën për të cilën u vizatua dhe të kujdesemi për detajet aty.
Me përmasa sipas porosisë · 4–8 javë për projekt
02 — Pyetje
Disa gjëra, të përgjigjura.
- Çfarë prodhoni?
- Mobilje me porosi dhe pjesë arkitektonike prej çeliku inox: kapuça kuzhinash, konzola, rafte, dyer, veshje murësh, ekspozitorë dhe pajisje shitjeje, si dhe pjesë unike të bëra për një hapësirë të caktuar.
- Cilin çelik përdorni?
- AISI 304 si standard. Nëse pjesa qëndron jashtë ose pranë detit mund të realizohet në standarte të tjera.
- A mund të bëhet një pjesë sipas masave të mia?
- Po. Çdo pjesë bëhet sipas përmasës tuaj.
- Sa kushton një pjesë?
- Dërgoni një vizatim ose disa referenca dhe ne ju përgjigjemi me një ofertë.
- Sa kohë zgjat?
- Llogaritni 4–8 javë për një projekt, nga miratimi i vizatimit. Çdo pjesë punohet me përmasa sipas porosisë, prandaj afatin e saktë e konfirmojmë me ofertën.
- Cilat përfundime ofroni?
- Lucido (e lëmuar) dhe satino / SB, si dhe rozë dhe bronzi, secili në lucido ose SB. Kontaktoni per përfundimet e disponueshme.
- A punoni me arkitektë dhe projektues interieresh?
- Po. Punojmë nga vizatimet e tyre dhe i zhvillojmë detajet së bashku.
- Ku jeni të vendosur?
- Në Tiranë dhe Durrës.
